Osmani: Vendi është i gatshëm për fillimin e bisedimeve
Liria e mediave është njëra nga kriteret në mbështetje të të cilit Komisioni Evropian do ta vlerësojë pjekurinë e përgjithshme të shoqërisë në Maqedoni, e pastaj do të vendos se a do t’i fillojë bisedime për anëtarësimin e vendit ose do të pres. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani gjatë vizitës së rregullt të institucioneve nga të cilët pritet t’i realizojnë obligimet reformuese, përfshiu edhe Agjencinë e Mediave Elektronike dhe vlerësoi se vendi në këtë moment është i gatshëm për fillimin e negociatave. Megjithatë, zgjedhjet presidenciale do të jenë një test serioz.
Gjatë zgjedhjeve të ardhshme nuk guxon të ketë hapësirë për gabime dhe në sytë e Brukselit është pak e rëndësishme se kush do të jetë shefi i ri i shtetit, në krahasim me atë se si do të zhvillohet ky proces, vlerëson zëvendëskryeministri Bujar Osmani, lidhur me raportin e pritshëm të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë:
“RMV-ja edhe sot është e gatshme të fillojë bisedimet. Në këtë pjesë janë përmbushur të gjitha kushtet. Por ka edhe shumë momente të paparashikueshëm prej tani e deri në qershor. Pjesërisht këto janë probleme të brendshme, një pjesë rajonale dhe një pjesë evropiane. Por pajtohem se zgjedhjet këtu s’do të jenë parametër i rëndësishëm në mënyrë që të përcaktohet pjekuria e institucioneve, se a janë të gatshëm të fillojnë bisedimet, a janë të gatshëm të ballafaqohem me sfidën e të qenit anëtar i BE-së. Liria dhe transparenca e mediave do të jetë vetëm një pjesë e pasqyrës në të cilën Evropa do të shikojë se sa ka avancuar shoqëria në vend.” –vlerëson Bujar Osmani-Zëvendëskryeministër.
“Agjencia se edhe gjerë më tani do të bëjë ç’mos që 100% të ndihmojë MV-në të marrë rekomandim pozitiv-raport në fund të muajt maj dhe të fillojnë bisdedfimet e RMV-së për anëtarësim në BE. Këtë do ta dëshmojmë në mënyrë shembullore me zbatimin e ligjit zgjedhor gjatë zgjedhjeve presidenciale bashkë me organet tjera të shtetit, të cilët zvillojnë procesin zgjedhor.” –shprehet Zoran Trajçevski nga Agjencia për Media
Dekadave të shkuara Maqedonia rregullisht ishte e fundit në listat ndërkombëtare të cilët pasqyrojnë lirinë e shprehjes dhe transparencën e mediave, kryesisht për shkak të ndikimit të madh politik dhe biznesor, por edhe për mungesë të standardeve profesionale. Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit në pjesën e lirisë së shprehjes thuhet se –qeveria avancoi në respektimin e lirive të mediave, se ka debate më të hapura politike dhe informim kritik, se ka më pak trysni dhe frikësim të gazetarëve, por mediat mbeten të ndara sipas linjave politike, etnike dhe gjuhësore. /Biljana Georgievska/