close

ZGJIDHJE TË REJA PËR MBROJTJEN E TË MBJELLURAVE

Shteti promovon zgjidhje të re për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga breshëri, përmes strukturimit kimik të reve, në vend të përdorimit të raketave kundër breshërit. Ky është investim i ri, i cili mendohet se do të kushtojë rreth 90 milionë denarë. Tani për tani nuk ka sqarim pse investimi i qeverisë së mëparshme, në vlerë prej 5 milionë dollarëve, për mbrojtjen e popullsisë nga fatkeqësitë natyrore, nëpërmjet sigurimeve të dedikuara me projektin e quajtur “Evropa Re”, nuk i dha rezultatet e pritura.

Si duket secila qeveri i ka zgjidhjet e veta për mbrojtjen e bujqëve nga humbjet të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Ideja më e re, e promovuar sot në Ministrinë e Bujqësisë është që me strukturim kimik të ndikohet në retë që sjellin breshër, projekt për të cilin do të angazhohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

“Bëhet fjalë për sistem të ri modern për mbrojtjen nga breshëri i të mbjellurave, i cili aplikohet për herë të parë, parashikon kontrollimin e kushteve klimatike nëpërmjet aeroplanëve, me strukturimin e reve me çka arrihet mbrojtje më cilësore dhe më racionale e të mbjellurave nga fatkeqësitë e motit.” -thekson Sanja Nikollovska, Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve.

Projektin duhet ta realizojë Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, dhe me këtë braktiset sistemi i vjetër i hedhjes së raketave kundër breshërit, në disa vende i ndaluar për arsye sigurie…Por, vetëm para disa vitesh, qeveria e atëhershme investoi rreth 5 milionë dollarë në një mënyrë tjetër, për mbrojtjen e popullsisë nga dëmi i shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, në mes të tjerash edhe në bujqësi. Në projektin e quajtur “Evropa Re”, me seli në Zvicër, me mjete të vetat morën pjesë edhe qeveritë e Shqipërisë fqinje dhe Serbisë, si dhe disa organizata ndërkombëtare. Por interesimi i bujqëve për produktete e siguruara të cilat duhej të shiten nëpërmjet kompanive të vendit, mbeti i vogël, vëren raporti nga Evropa Re – Maqedoni.

EVROPA – RE

– Interesimi i fermerëve është i vogël.

– Është zvogëluar dukshëm numri i bujqëve të siguruar nga 5% në vitin 2014 ka rënë në 2% në vitin 2017.

– Arsyeja: Pagesa nga ana e Qeverisë me të cilat mbulohet edhe deri 100% e dëmit pas fatkeqësisë natyrore.

Në lidhje me pakënaqësinë e prodhuesve të kajsive në Rosoman, dhe të mollëve në rajonin e Prespës, zëdhënësja e ministrisë së Bujqësisë njoftoi se me masa intervenuese bëhet blerja e produkteve. Kajsitë do të shkojnë kryesisht në tregjet ruse, pasiqë Moska zyrtare para disa javësh e hoqi ndalesën, që kishte hyrë në fuqi para një viti, për importin e pemëve nga Maqedonia. /Biljana Georgievska/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!