close
Top LajmeVendi

“ZHAN MONE”: ANULOHET TAKIMI I RADHËS

zhan-780×380

Raundi i ardhshëm i bisedimeve në dialogun “Zhan Mone”, që duhej të mbahet më 28 shkurt dhe 1 mars në Shkup, u anulua për shkak të pamundësisë që të arrihet kompromis ndërpartiak, konfirmuan për agjencinë e lajmeve MIA-n eurodeputetët, të cilët e lehtësojnë këtë proces. Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn janë njoftuar se nuk ka mundësi për mbajtjen e raundit të paraparë të ri.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve në kuadër të dialogut “Zhan Mone”, që duhej të mbahej më 28 Shkurt dhe 1 Mars në Shkup, është anuluar për shkak të pamundësisë që të arrihet kompromis ndërpartiak.

“Kuptimi i Zhan Monesë është krijimi i atmosferës së bashkëpunimit, të marrëveshjes, kërkimit të kompromisit dhe nëse kjo nuk është e mundshme, nuk ka asnjë kuptim – ka deklaruar për Agjencinë e Lajmeve MIA eurodeputeti Ivo Vajgëll, pa u prononcua se cila palë është përgjegjëse për anulimin e procesit.

Kohë më parë VMRO-DPMNE-ja opozitare njoftoi se pezullon pjesëmarrjen në këtë proces për shkak të vendimit për paraburgim të anëtarëve të kësaj partie. Megjithatë, nga Parlamenti Evropian sigurojnë se procesi nuk ka vdekur.

Nga kabineti i deputetit Eduard Kukan, gjithashtu konfirmojnë se nuk do të mbahet raundi i ri, por Kukan së bashku me kolegun Flekenshtajn do të udhëtojnë të premten në Shkup për t`u takuar me të gjithë palët, jashtë formatit të “Zhan Monesë”.

Njëkohësisht, të enjten dhe të premten, parashihet që delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, t’i vizitojë Tiranën dhe Shkupin që ta vlerësojë përparimin e dy vendeve në vigjilje të vendimit të BE-së për datë të negociatave. Shtatë eurodeputetë, të udhëhequr nga Tune Kelam nga Partia Popullore Evropiane, do të takohen me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës në dy vendet.

‘Viti 2019 është vit thelbësor që do ta formësojë ardhmërinë afatgjate të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përshëndesim përparimin e deritashëm dhe urgjentisht u bëjmë thirrje të gjithë forcave politike të bashkëpunojnë për t`i implementuar reformat e nevojshme pa anulime. Nuk duhet humbur kohë deri në takimin e Këshillit në Qershor ku do të merren vendime për gatishmërinë e vendeve që të fillojnë negociata” – ka deklaruar Kelam para vizitës. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia