close
Top LajmeVendi

ZHBOGAR PËR REL: OPTIMIST PËR VENDIMIN E PARLAMENTIT GREK

Screenshot_3

Euroambasadori flet për nevojën e ndryshimit të mentalitetit


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar ka shprehur bindjen se pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese, në Maqedoni, të njëjtën do ta bëj edhe Greqia, për shkak se, ka thënë ai, për arritjen e saj të dyja palët kanë treguar vendosmëri, përkushtim dhe liderizëm.

‘Ajo që shoh është përkushtimi i kryeministrit grek që të ratifikojë Marrëveshjen në parlamentin grek. Unë besoj në përkushtimin dhe vendosmërinë e tij dhe mendoj se duhet të jemi optimistë dhe të përqëndrohemi kah zhvillimet pozitive’. -tha Samuel Zhbogar – Ambasador i BE-së në Shkup.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Zhbogar ka lënë të kuptohet se me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës realisht përshpejtohet procesi i integrimit të vendit në familjen evropiane. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Maqedoni deri në qershor nuk ia del të përmbush reformat e kërkuara, kryediplomati evropian në Shkup përgjigjet se nuk duhet menduar për skenarë negativ, por – për përmbushjen e reformave. Në këtë rrafsh ai ka ka vlerësuar pozitivisht punën që është bërë në reformimin e gjyqësorit për ndryshimin e shumë ligjeve dhe respektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Sipas tij, duhet ndryshuar sjelljen, mentalitetin dhe kjo, thotë diplomati evropian, kërkon më shumë kohë sesa dryshimi i ligjeve:

‘Duhet kohë, por parësore është se duhet një përkushtim real edhe i politikanëve edhe i gjykatave. Tek tani duhet të shikojmë ndryshimet e vërteta në gjyqësor. Ndryshimet e vërteta nënkuptojnë se gjyqësori është tërësisht i pavarur, rezistent ndaj ndikimeve nga politika, se është imun ndaj autocensurës, se është profesionist, i efektshëm, i sinqert, se gëzon besimin e qytetarëve dhe kjo tani duhet të arrihet, për shkak se fjala është për një proces, por me një përkushtim dhe vendosmëri të vërtetë të politikanëve dhe para së gjithash të gjyqësorit, mendoj se kjo është e arritshme.’deklaroi Samuel Zhbogar – Ambasador i BE-së në Shkup

Duke folur për amnistimin e debatueshëm të personave të implikuar në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Shkup,  thotë se ka mirëkuptim për këtë shqetësim në publik.

‘Ne instistojmë se proceset duhet të vazhdojnë për ata të cilët shkaktuan dhunën dhe i organizuan ato dhe të cilat do të vazhdojnë. Domethënë në një moment, gjatë procesit gjyqësor, do të jepet përgjegjësi për ato ngjarje. Në të njëjtën kohë ne e kuptojmë nevojën për pajtim në shoqëri, për shkak se ekziston një polarizim i madh brenda saj’. shprehet Samuel Zhbogar – Ambasador i BE-së në Shkup.

Ambasadori i Bashkimit Evropian është lutur të komentojë edhe reagimet negative të qarqeve maqedonase për shpalljen në gazetën zyrtare të Ligjit për gjuhët me të cilin zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe, përkundër mosdrekretimit për të dytën herë nga presidenti maqedonas. Në vend të kësaj, Zhbogar ka arsyetuar nevojën e botimit në gazetën zyrtare të Marrëveshjes së Prespës, të ratifikuar, dhe të ndryshimeve kushtetuese, po ashtu të kundërshtuara nga shefi i shtetit, duke lënë të kuptohet se kompetente për vlerësim mbetet – Gjykata Kushtetuese. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia