close

ZHBOGAR: PROKURORIA LUFTON KUNDËR KORRUPSIONIT

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar sot tha se është e qartë se në vend po vendoset praktika gjyqësore për luftën kundër korrupsionit të nivelit të këtillë dhe në këtë aspekt jep mbështetje Prokurorisë Publike me qëllim që të jetë më e angazhuar dhe të punoj për këto rastet.

Euro ambasadori, Samuel Zhbogar sot në Novaci ka folur mbi rastin “Reket”, ai ka thënë se Prokuroria Publike është treguar e denjë në luftimin kundër korrupsionit dhe ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit.

“Mundohem që të shoh këtë rast nga aspekti pozitiv. Ky rast tregon se Prokuroria Publike lufton kundër korrupsionit, dhe se paraqet praktikë gjyqësore për luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe përkrahim Prokurorinë Publike që të angazhohet dhe të punojë në kësi lloj rastesh”, ka thënë Zhbogar.

Ai ka shtuar se nuk ka arsye për krizë politike, institucionet funksionojnë dhe vetë PSP-ja gjithashtu. Ai ka thënë se është e vërtetë se Katica Janeva ka dhënë dorëheqje dhe e ka parasysh një fakt të tillë, mirëpo nuk mohon faktin se PSP-ja do të vazhdojë të punojë deri më 15 shtator, deri atëherë ka kohë mjaftueshëm që partitë politike të mendojnë se si do të vazhdojë puna e PSP-së. Ka kohë që të zgjidhet.

“Në marrëdhënie me Janevën ekzistojnë shumë spekulime dhe nuk dua të hyjë në këtë temë. Është fakt se PSP-ja ishte mjaft aktive dhe është e rëndësishme për rastet të cilat tashmë i kanë hapur. Aty ka ekspertë të shumtë edhe tek pjesa e Prokurorisë edhe tek pjesa e hetuesisë dhe duhet që të shfrytëzohen edhe mëtutje, mundet edhe më tej që të inkorporohet dhe të ruhet profesionalizmi i tyre.” –këto komente Zhbogar i bëri në komunën e Novacit. /Klan Macedonia/