close
Sport

ZHOZE MURINJO TRAJNER I RI I ROMËS

CFEB018A-2823-44BD-9FF8-695482AB4BDA

MURINJO: TIFOZËT MË BINDËN TA PRANOJ KËTË SFIDË


Zhoze Murinjo është trajneri I ri I Romës – është publikuar në ueb-faqen e klubit italian. Portugezi zëvendëson bashkëkombasin e tij, Paolo Fonseka, I cili dje ishte shkarkuar.

“Jemi të lumtuar që bëjmë publike marrëveshjen me Zhoze Murinjo, I cili ka nënshkruar kontratë me klubin tonë para sezonit 2021-2022” – publikuan në rrjetet sociale përfaqësuesit e Romës.

Zhoze Murinjo kthehet pas 11 viteve në Seria A, kur u largua pasi me Interin fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë dhe Kampionatin italian.

“Pas një sërë takimesh me pronarët e klubit, kuptova se cilët janë ambicjet e klubit. Dashuria e pabeshueshme e tifozëve të Romës, më bindi ta pranijë këtë detyrë. Mezi pres sezonin e ardhshëm” – ka deklaruar Murinjo pas publikimit të lajmit.

NënPresidenti I Romës, Rajan Fridkin, në emër të klubit ka komentuar marrëveshjen duke thënë se është I lumtur që Roma solli ish-trajnerin e Interit.

“Jemi shumë të lumtur që presim Murinjon në Familjen e Romës. Kampioni I madh, që fitoi trofe në të gjitha nivelet, me përvojën e tij do të na ndihmojë t`I realizojmë ambicjet” – ka deklaruar Fridkin.  

Detyra e parë e Murinjos do të jetë ta mbajë pozitën e shtatë në Seria A, që sjell plasmanin në Ligën e Konferencës, kurse konkurent i vetëm për këtë pozitë, për momentin është skuadra Sasuolo. /KlanMacedonia 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia