close

‘ZHVATJA’ MERREN NË PYETJE FILIPOVSKA DHE MICEVSKI

Në Prokurorinë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me rastin “Zhvatja” sot u morën në pyetje gazetarja Lila Filipovska dhe Biznesmeni, Siljan Micevski.

Udhëheqësja televizive Lila Filipovska sot më shumë se një orë është marrë në pyetje në Prokurorinë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me hetimin për rastin “Zhvatja”. Nga Prokuroria thonë se Filipovska është thirrur të jep informatat e nevojshme pasi ajo dyshohet se i ka huazuar para Bojan Jovanovskit-Boki 13.

Ajo gjatë daljes nga Prokuroria nuk deshi të jap deklaratë për mediat, ekipeve të gazetarëve, as edhe në pyetjen se “A e ka vizituar Boki 13 në burg?”. Ajo njihet si shoqe e Boki 13, të cilin e ka shoqëruar në disa vizita edhe jashtë vendit, ndërsa në ditën kur është ndaluar në kufirin me Greqinë, mediat raportuan se ishte edhe ajo në makinë. Më 15 korrik ndodhi ndalimi i Boki 13, i cili siç u tha me një çantë me para tentoi të kalojë kufirin me Greqinë, por ishe ndaluar disa kilometra pranë Gjevgjelisë.

Gjatë ditës është marrnë pyetje edhe Biznesmeni, Siljan Micevski ku dëshmoi për rastin “Reket” para prokurores Vilma Ruskovska. Ai do të dëshmoi për paratë që ka paguar në llogari të pensionistes Liljana Todorovska, e cila është anëtare e Aleancës Ndërkombëtare, ku drejtues është Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13. Todorovska gjithashtu kishte dëshmuar për rastin “Reketi” 10 ditë më parë. Ajo tha se kishte tërhequr kesh paratë që kishte paguar Micevski në llogarinë e saj dhe më pas ia kishte dhënë një personi tjetër në organizatën e Boki 13, por nuk tregoi se kush ishte personi ku i ka dorëzuar paratë.

Në lidhje me rastin “Zhvatja” të dyshuar dhe në paraburgim janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçec dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. /Klan Macedoni/