Fill pas publikimit të videos nga ana e medias italiane shihet se si Bojan Jovanovski, nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev largohet me siç thuhet, 1.5 milion euro në kesh, kanë reaguar nga Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.
Pamjet e publikuara sot nga mediat ialiane në lidhje me rastin “Zhvatja” në të cilën shihet qartë prezenca e të akuzuarve kryesorë në këtë skandal, dhe që lë indikacion dhe dyshim për implikime edhe të zyrtarëve të lartë të PSP-së, janë alarm urgjent që Prokuroria Publike, të veproi sa më parë dhe jo duke lënë që të kalojë koha dhe të lëjohet hapësirë që të involvuarit potëncial, të shfrytëzojnë mekanzima të ndryshëm për të shtrembëruar faktet në lidhje me këtë rast, qëndron në komunikatën e Lëvizjes BESA.
“Për Lëvizjen BESA, prolongimi i hetimit për raste si “zhvatja” janë dëshmi se ende në Maqedoninë e Veriut kemi sistem juridik të partizuar dhe në shërbim të krimit dhe korrupsionit. Prandaj kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe vendosjen para drejtësisë të gjithë atyre që në forme direkte apo indirekte janë të përfshirë në këtë rast i cili dëmton rëndë kredibilitetin e Prokurorise Speciale, institucion ky i cili duhej të ishte garant i vendosjes së shtetit të së drejtës”, qëndron në komunikatën e Lëvizjes Besa.
Kërkojmë që sa më shpejtë të ndërmerren të gjitha masat ligjore që të zbardhet i gjithë procesi si dhe të zgjerohet hetimi, thon nga Alenaca për shqiptarët, ku përmes një komunikatë kanë kërkuar që të hapen hetime për të gjithë lëndët të cilat janë në procedurë parahetimore siç është lënda ‘Pacienti’ dhe të tjerat.
“Rasti ‘Reket’ është fakt i mjaftueshëm se të gjitha ato raste janë të dështuara për shkak të ‘reketit’ kurse video materiali i cili u publikua sot e vërteton të njëjtën. Aleanca për Shqiptarët edhe një herë e përsërit qëndrimin për ‘Prokuror nga BE-ja’’ si një zgjidhje për dalje nga qorrsokaku në të cilin gjendet sistemi ynë i drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Alenacës për Shqiptarët. /Klan Macedoni/