close

ZHVILLIMI EKONOMIK: MARRËVESHJE ME BANKËN BOTËRORE

Autoritetet maqedonase nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore për hua, në kushte të volitshme, në vlerë prej 420 milionë eurove, të cilat në katër vitet e ardhshme do të ndihmojnë për rritje më të shpejtë ekonomike dhe standard më të lartë për qytetarët. E ashtuquajtura Kornizë për Partneritet fokusohet në tri fusha, të cilat para së gjithash duhet të mundësojnë gjallërimin e sektorit privat, kushtet për eksport dhe për kapitalin njerëzor. Një pjesë e parave do të investohen në mënjanimin e ngushticave gjatë transportit të mallrave në vendkalimet kufitare, pastaj për përmirësimin e aftësive për punë, si dhe për lehtësimin e pikave të ndjeshme fiskale dhe ekologjike.

“Maqedonia e Veriut është shumë lart e ranguar në raportin “Doing business” të Bankës Botërore, megjithatë tani e ka radhën përçimi i asaj klime pozitive të biznesit në aktivitete konkrete ekonomike dhe në investime. Kështu qe në shtyllën e parë të kornizës për partneritet me shtetin do të punojmë në ngritjen e sekorit privat konkurrues, do të fokusohemi në fusha si lidhja dhe qasja deri te tregjet, ndihmë për subjektet e biznesit që të jenë më inovative dhe hapja e më shumë vendeve të punës.” –tha Ciril Miler, Zëvëndësdrejtor i Bankës Botërore.

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!