close

ZINGARETTI MERR DREJTIMIN E PD-së NË ITALI

Partia Demokratike në Itali zhvilloi të dielën zgjedhjet për kryetarin e ri pas dorëheqjes nga ky post të ish-kryeministrit Matteo Renzi, motivuar nga humbja e thellë në zgjedhjet politike të 2018. Kryetari i ri i Partisë Demokratike Italiane është zgjedhur 53 vjeçari, Nicola Zingaretti, aktualisht President i rajonit të Lazios.

Vetëm pak muaj para zgjedhjeve europiane të majit 2019, merr fund kështu epoka renziane e Partisë Demokratike italiane.  Nicola Zingaretti kërkon t’i japë një imazh të ri Partisë Demokratike italiane, duke shtuar rradhët e saj me të gjitha ata që mbetën të zhgënjyer nga zgjedhjet politike të 4 marsit. /Agjencitë/