close
EkonomiTop LajmeVendi

ZIZHT TETOVË: FABRIKË E RE E “LEAR -it”, 1.000 – 1.500 VENDE TË REJA PUNE

91B151F0-B517-44A8-947C-423B338C5047

CIKLI I DYTË INVESTUES 15 MILIONË EURO


Autoritetet e Qeverisë thanë se marrëveshja mes shtetit dhe “Normak Investment Group” është shembulli I partneritetit publiko-privat që funksionon me sukses tashmë tetë vite duke falënderuar investitorin për shkak të investimeve të mëdha edhe në kohë pandemie.

Kryeministri Zoran Zaev, me investimin e ri të kompanisë amerikane “Lear” dhe “Normak Investment Group” në Zonën Ekonomike të Tetovës, paralajmëroi vende të reja të punës në Rajonin e Pollogut

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Deri në nëntor 2021 pres të përfundojë faza e dytë dhe kjo do të thotë vende të reja pune. Vizituam fabrikën që ka një teknologji të lartë. Krijojnë prodhime me vlerë më të shtuar kurse përmirësohet qasja në tregjet financiare të kapitalit. Asnjë ditë gjatë pandemisë nuk pushoi së funksionuari”

Ndryshe bëhet fjalë për ciklin e dytë investues që kap shumën e 15 milionë eurove. Sipas drejtuesve të “Normak Investiment Group” do të hapen 1.000 deri në 1.500 vende të reja të punës.

Aki Etemi – Drejtor I Bordit të “Normak Investment Group” duke falënderuar në në katër gjuhë  për bashkëpunimin tha se investimet kanë ndikuar në zbutjen e papunësisë dhe mirëqenien e qytetarëve.  

AKI ETEMI – DREJTOR I BORDIT “NORMAK INVESTMENT GROUP”

“Me këtë investim vlera totale e investuar në zonë do të kalon shifrën e mbi 40 milionë eurove. Padyshim se “Normak Investment Group” ka përforcuar ekonominë e Pollogut dhe u ka mundësuar qytetarëve një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt”

Ambasadori I Norvegjisë në Shkup, z.Gelshtad theksoi se investitorët norvegjez për shkak të mundësive të mira, do të investojnë edhe në të ardhmen.

JORN EUGENE GELSHTAD – AMBASADOR I NORVEGJISË

“Si Ambasador I Norvegjisë në RMV, jam krenar dhe them se investitorët norvegjez shohin mundësi të shkëlqyeshme në RMV dhe janë të gatshëm të investojnë edhe në të ardhmen për t`I zhvilluar aftësitë që duhen dhe që kërkohen”  

Drejtori I Drejtorisë së Zonave Teknologjike Industriale Zhvillimore, Jovan Despotovski, ka theksuar se në Fabrikën “Lear” pagat janë 10% më të larta se ato mesatare në zonat ekonomike dhe se investitorët kanë paguar 30 milionë euro më shumë në Buxhet se sa që kanë marrë si ndihmë shtetërore.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, Ministri i Jashtëm dhe I Financave Bujar Osmani dhe Fatmir Besimi, Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Kryetari I Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha.

Ndryshe, në repartin ekzistues të prodhimit në Fabrikën “Lear” në Zonën Ekonomike në Tetovë, tashmë prodhohen mbulesa për sediljet e automjeteve dhe prodhime tjera të ngjashme të destinuara për eksport. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia