Zjarr I madh në ishullin Tasos në Greqi

JANË EVAKUUAR BANORËT DHE TURISTËT NGA ZONAT PËRRETH

Ishulli grek Tasos, destinacion i njohur turistik, është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe për këtë arsye janë evakuuar banorët e fshatit Kinira, ndërsa dy vullnetarë janë lënduar gjatë shuarjes së zjarrit. Zjarri ka shpërthyer në një pyll të dendur me pisha natën e kaluar, në malin Lefki, ndërsa shuhet me avionë dhe helikopterë, për shkak të terrenit të vështirë. Ndihmon edhe ushtria greke, gjithashtu edhe vullnetarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mbi zonën Skala Potamia në ishullin grek Tasos vazhdon të ngrihet reja e zjarrit dhe tymit. Që nga nata e mbrëmshme digjet një pyll i dendur me pisha, ndërsa siç përcjellin mediat greke, por edhe turistë në këtë destinacion të njohur, ende vazhdon operacioni për shuarjen e zjarrit me helikopterë dhe avionë kundër zjarrit. Zjarri ka dalë shpejt nga kontrolli, duke pasur parasysh resurset e kufizuara të shërbimit kundër zjarrit në ishull. Në rrjetet sociale, banorë të Tasosit, por edhe turistë, përcjellin informacione nga ora në orë.

“Zjarri është disa kilometra larg Shkëmbit Potamia, ndërsa lagjet përreth tashmë janë evakuuar. Dhjetëra avionë dhe disa helikopterë të specializuar janë përfshirë në operacionin për shuarjen e zjarrit. Shpresoj se do ta vënë nën kontroll,” deklaroi Tisho Temellkov, Skala Potamia

“Për shkak të zjarrit në Tasos u evakuuam gjatë natës. Kërkojmë akomodim në afërsi të Kavalës. E di se është pothuajse e pamundur, por ndoshta në këtë fatkeqësi do të kemi fat,” deklaroi Rozalina Videnova, turiste në Greqi.

Zjarret e pyjeve në korrik të këtij viti dogjën pothuajse 13 mijë hektarë pyje. Mediat sot lajmërojnë ndryshim të kushteve të motit dhe reshje intensive në ditët që vinë, që jep shpresë për shuarjen e zjarreve aktive./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share