close

ZJARRE PYJORE NË PORTUGALI

Të paktën 8 persona prej të cilëve 7 zjarrfikës janë lënduar si pasojë e zjarrit pyjor përreth qytetit Castelo Branco, që gjendet në afërsi të kufirit me Spanjën në mes të Portugalisë. pjesa më e madhe e zjarreve që kanë shpërthyer në 19 komuna të 7 rajoneve në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, është shuar, por punimet për shuarjen e zjarrit në një zonë prej 15 kilometrash në Castelo Branco zhvillohen me vështirësi.

Sipas lajmit, zyrtarët theksuan se në punimet e shuarjes së zjarrit marrin pjesë mbi 1000 persona përfshirë edhe ushtrinë portugeze me 20 ushtarë dhe 4 automjete. Sipas zyrtarëve 60 për qind e zjarrit në rajon është marrë nën kontroll, por ende ka punë për të bërë. /Agjencitë/