Zjarri ua dogji shtëpinë, familja Mitevski apelon për ndihmë

Të afërmit mes emocionësh rrefejne ngjarjen

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Vecko Mitevski 070/808-829

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithçka që ka mbetur nga objekti që familja Mitevski dikur e quante shtëpi, janë vetëm këto rrënoja.

E lodhur dhe pa gjumë, Martina së bashku me anëtaret tjërë të familjes në tëntim për të shpëtuar shtëpinë e tyre kanë kaluar natën e ferrit.

Në emocione tregon ngjarjen e natës ku zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në fshatin Drugovë të Kërçovës nuk mundi të shpëtonte asgjë nga shtëpia e tyre.

“Dje rreth orës 20:00, unë, nëna ime dhe fëmija dolëm për shëtitje në orën 20:20, na thërrasin fqinjtë tanë, ejani shpejtë së shtëpia po u digjet. kur arritëm, ishte vetëm një zjarr i vogël dhe për gjysmë ore u dogj e gjithë shtëpia. Nuk kishim ujë në fshat dhe siç e shihni çdo gjë mori flake, nuk kemi më çati mbi kokë, as para as flori, kemi mbetur në rrugë me një fëmijë një vjeçar,” deklaroi Martina Mitevska per tv KlanM.

E Xhaxhai i Martines, thotë së u është dashur për 6 orë të luftojnë me zjarrin sebashku me zjarrëfikësit.

Aji gjithashtu thotë se edhe ato disa para që kanë patur për të kaluar muajin janë djegur.

–         Nuk kishte ujë në fshat dhe kur erdhen zjarrfikësit, flaka kaploi shtëpine dhe ishte tepër vonë., deklaroi Goce Mitevski.

–         Nuk keni arritur të shpëtoni asgjë?

–        Jo asgje, as dy denarë nuk kemi shpëtuar, kishim edhe para brenda, nuk kanë as luge as pirun gjithcka është djegur.

“Gjithçka që ka mbetur nga shtëpia e familjes Mitevski në fshatin Drugovë të Komunës së Kërcovës është vetem shkrum dhe hi, por për fat të mirë nga ky zjarr nuk ka të lënduar.”

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share