Gjeorgjia është kundërshtari i parë i Zvicrës
Reprezentuasei i Zvicrës Xherdan Shaqiri do të mungojë në ndeshjet parakualifikuese për “Euro 2020” kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës shkaku i problemeve shëndetësore. Çështja është përshkruar si “një inflamacion i dhimbshëm në zonën e gjoksit” nga stafi mjekësor i helvetëve dhe tani do t’i humbasë dy kualifikueset e “Euro 2020” kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës.
“Zvicra do të jetë pa Xherdan Shaqirin në kualifikueset për Kampionatin Evropian kundër Gjeorgjisë më 23 mars dhe Danimarkës më 26 mars. Zëvendësuesi do të mësohet të martën ”, shkruan Federata në llogarinë zyrtare në “Twitter”.
Përfaqësuesja zvicerane është në grupin D së bashku me Danimarkën, Gjeorgjinë, Irlandën dhe Gjibraltarin. /Agjencitë/