Zyrtare: Benzema largohet nga Real Madridi pas 14 vjetësh

Real Madridi e ka konfirmuar largimin e sulmuesit Karim Benzema nga klubi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ata njoftuan për largimin e Topit të Artë përmes një komunikate në platformat e tyre në mediat sociale.

Francezi largohet nga Reali me një bollëk medaljesh, prej tyre pesë të arta si kampion i Evropës.

“Real Madridi dhe kapiteni ynë Karim Benzema janë pajtuar që t’i japin fund periudhës së tij të paharrueshme dhe briliante si lojtar i klubit tonë”, thuhet në komunikatë.

“Real Madridi dëshiron që t’ia shfaqë mirënjohjen dhe krejt afeksionin njeriut i cili tashmë është njëri prej legjendave tona më të mëdha”.

Benzema ka arritur t’i shënojë 353 gola në 647 paraqitje për Mbretërit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share