close

ZYRTARE: DE LIGT, FUTBOLLIST I JUVENTUSIT

Matthijs de Ligt prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i Juventusit, sepse klubi bardhezi ka lajmëruar blerjen e mbrojtësit të talentuar, pas kalimit të kontrolleve mjekësore dhe firmave në kontratë. Qendërmbrojtësi 19-vjeçar ka kushtuar 75 milionë euro, që do të paguhen në 4 këste, por Ajax mund të marrë deri në 10.5 milionë euro bonuse.

De Ligt ka firmosur deri në vitin 2024 dhe do të fitojë 16 milionë euro në sezon, shifër që mund të shkojë deri në 24 milionë me bonuse.

Në total, bëhet fjalë për një operacion që kap 200 milionë euro, sepse ka marrë komisione të frikshme edhe agjenti Mino Raiola. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!