Futbollisti me preardhje na rajoni i Tetovës, Elif Elmaz i cili vetëm para dy viteve luante në Maqedoni, te Rabotniçki, tani do të luajë te Napoli në Serinë A, të Italisë!
Elif Elmaz i cili nga Fenerbahçe u transferua në ekipin italian Napoli sot pritet që të bëhet prezantimi zyrtar i tij përpara tifozëve të Napolit dhe stafit teknik. Ekipi i Fenerbahçes dhe Napoli u pajtuan në të gjitha detajet, për transferimin e Elif Elams në Napoli. Trajneri Anceloti e mirëpret Elif Elmas në ekipin e tij.
Elif Elmas skuadrës së Napolit do t’i kushtoi 16 milionë euro, plus bonuse. Sa për kuriozitet Fenerbahçe është në hall me UEFA-n për shkak të borxheve që rrezikonte klubin turk deri në pikën e përjashtimit për disa sezone nga kupat e Europës. /Shaban Sinani/