close

ZYRTARE: HUAN FELIPE DY VITE NE EKIPIN KUQEZI

Me angazhimin e brazilianit Huan Felipe Shkëndija ka kompletuar transferimin më të bujshëm në merkaton verore në futbollin vendor.  Në prononcimin e tij të parë si lojtar i Shkëndijës, braziliani nuk ka fshehur kënaqësinë për këtë marrëveshje.

“Më në fund unë jam lojtar i Shkëndijës. Unë kam luajtur shumë kohë futboll këtu në Maqedoni dhe gjithmonë kur vija këtu në Tetovë të luaj kundër Shkëndijës kisha vibracione të mëdha për publikun. Sepse më pëlqejnë shumë, janë të mëdhenj, gjithmonë janë shumë të zjartë duke mbajtur ekipin me moral të lartë gjithë kohën. Kjo më ka pëlqyer dhe tani unë pres të jem pjesë e kësaj dhe jam këtu të jap më të mirën nga vetja”, – është shprehur Huan Felipe për kanalin zyrtar të KF Shkëndija.

Huan Felipe gjithashtu thotë se gjithmonë me qejf ka luajtur në Tetovë, ndërsa tifozëve u premton për përkushtim maksimal ndaj kësaj fanelle. 31 vjeçari të drejtë loje për ekipin e Shkëndijës do të ketë  në ndeshjen kthyese kundër Nomme Kalju më 16 korrik në arenën “Toshe Proevski” në Shkup, ndërsa do të mbajë fanelën me  numrin 70. /Shaban Sinani/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!