Nikollla Ilievski – Xhixhi nuk do të jetë trajner i Renovës në kampionatin e ri 2019/2020. Largimin e Ilevskit e bëri publike drejtori sportiv i bardhëekaltërve Lirim Saiti.
“Me trajnerin Ilevski u ndam miqësisht pasi nuk gjetëm gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit. Atij i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme si trajner. Ditëve në vijimi do të mësohen të gjitha lëvizjet që do të ndodhin në ekipin tonë”.
Nikolla Ilevski në Renovë u angazhua nga mesi i sezonit vjeshtor pas dorëheqjes së Jeton Beqirit. Renova kampionatin që e lamë pas e përfundoi në pozitën e gjashtë me 47 pikë të grumbulluara.
Nga Renova deri më tani është larguar futbollisti Emran Ramadani, ndërsa të lirë janë Bashkim Velija dhe Xhelil Abdulla. /Shaban Sinani/