Kampioni europian në futboll Liverpool zyrtarisht ka konfirmuar blerjen e talentit Harvey Elliot nga Fulham.
Sulmuesi anësor kalon te “Reds” pasi kaloi tre sezone me ekipin e parë të Fulham, dhe në sezonin e shkuar u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Premier League, vetëm 16 vjeç e 30 ditë.
Anglezi do të bashkohet menjëherë me ekipin e parë të Liverpool dhe Klopp do e ketë në dispozicion miqësoren ndaj Napolit në Edinburg dhe më pas pjesë e kampit ku do të stërviten në Evian të Francës. /Agjencitë/