Natë e çmendur në Milano për tifozët e Interit, shumë prej të cilëve kishin “pushtuar” aeroportin për të pritur “heroin” e sulmit, Romelu Lukakun. Në orën 02:00, 27-vjeçari belg zbriti nga avioni, i buzëqeshur, për t’u përballur më pas me turmën e tifozëve zikaltër, që i kishin zënë pritë.
Lukaku do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore në klinikën “Humanitas” më pas do të firmosë kontratën 5-vjeçare për 7.5 milionë euro në sezon. Ai dëshironte vetëm Interin dhe ia doli mbanë. Zikaltërit paguan 65 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonuse. Manchester United ka mbajtur edhe 10% të kartonit në rast të shitjes së futbollistit. /Agjencitë/