close

ZYRTARE: MILANI PËRJASHTOHET NGA EUROPA LEAGUE

Komisioni i arbitrazhit sportiv në Lozanë ka marrë vendimin për të përjashtuar kuqezinjtë nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i klubeve. Ky i vendim i KAS i cili tashmë është zyrtarizuar vjen pas problemeve që ka patur klubi kuqezi me fair play financiar.

Lënia jashtë e Milanit i heq gjithashtu mundësinë Kukësit për t’u përballur me Romën në turin e dytë kualifikues të Ligës Europa nëse verilindorët do të kalojnë hungarezët e Debrecenit sepse Roma do të marrë vendin e Milanit në fazën e grupeve të Ligës Europa dhe nga turi i dytë kualifikues do ta nisë Torino që në rast triumfi të Kukësit ndaj Debrecenit do të jetë kundërshtari i skuadrës së Ernest Gjokës në turin e dytë kualifikues të Europa League. /Shaban Sinani/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!