close

ZYRTARE: RRAHMANI PJESË E VERONËS NË SERIA A

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani gjatë ditës së sotme zyrtarisht është prezantuar te skuadra e njohur italiane Verona, që këtë vit sërish u rikthye në “Serie A”, edhe atë duke mundur Citadellan në ndeshjet finale të “play-off”.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka kaluar vizitat mjekësore dhe më pas firmosi kontratën me veronezët, që në momentin e fundit mposhtën konkurrencën e Standardit të Liezhit në Belgjikë.

Mësohet se klubi italian do të paguajë 2.5 milionë euro te Dinamo e Zagrebit, që zotëron kartonin e mbrojtësit, ndërsa kontrata me Rrahmanin do të jetë e vlefshme deri në vitin 2023. Rrahmani sezonin që lamë pas zhvilloi 26 ndeshje në total me gjigantët e futbollit kroat, teksa ka shënuar 3 gola. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!