close

ZYRTARE: SOLSKAJER ME KONTRATË TRE VJEÇARE

Man. United vazhdon rrugëtimin për kreun e tabelës


Trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer do të drejtojë Manchester Unitedin në tre sezonet e ardhshme.

Pas startit të mirë, drejtuesit e Manchester Unitedit ia kanë besuar trajnerit norvegjez drejtimin e skuadrës për tre sezonet e ardhshme.

Solskajer ka marrë drejtimin e Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Forma e mirë në Premierligë dhe suksesi në Ligën e Kampionëve kanë bindur Manchester Unitedin që Solskajerit t’i ofrojnë kontratë të re.

Mançester Junajtedi pas 30 ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligën angleze ka 17 firore, 7 barazime dhe 6 disfata dhe me 58 pikë të grumbulluara aktualisht është në pozitën e pestë. /Agjencitë/