Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është shpallur Lojtari i Sezonit 2018/19 në Premierligë. Van Dijk i mposhti bashkëlojtarët Sadio Mane dhe Mohamed Salah, treshen e Manchester City Sergio Aguero, Bernardo Silva dhe Raheem Sterling dhe Eden Hazardin e Chelsean në garë për këtë çmim.
Fituesi u vendos nga një kombinim votash nga tifozët përmes uebsajtit të EA SPORTS, kapitenëve të 20 klubeve të Premierligës dhe të një paneli ekspertësh të futbollit.
Muajin e kaluar, ai e fitoi çmimin Lojtari i Vitit i ndarë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë. /Agjencitë/