Pas shumë mëdyshjeve futbollisti i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi tanimë është pjesë e klubit futbollistik Fenerbahçe. Fenerbahce prezantimin e Muriqit e ka bërë përmes një videoje derisa e ka cilësuar këtë transferim si bukur të madh.
Gjatë kohë u spekulua për transferimin e Muriqit te Galatasaray, pastaj u kërkua edhe nga disa skuadra tjera evropiane. Vetëm dy ditë më parë ai në rrjetet sociale njoftoi se do të qëndronte te Rizespor, madje i kreu edhe testet mjekësore, por në fund vendosi të transferohej te Fenerbahçe. /Shaban Sinani/