Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë njoftuar për vdekjen e Hamzas, djalit të themeluesit të grupit militant, al-Kaida, Osama Bin Laden. Detajet e vendit apo vdekjes së Hamza Bin Ladenit nuk janë bërë të qarta në raportimet e bazuara në burime anonime. Në muajin shkurt, Qeveria amerikane pati ofruar 1 milion dollarë për ata që kanë informacione rreth vendit ku ndodhet ai. /Agjencitë/
ZYRTARËT E SHBA: HAMZA BIN LADEN ËSHTË I VDEKUR
