17-vjeçarja akuzohet për vrasjen e djalit të saj të porsalindur, e hodhi nga dritarja

Një nënë 17-vjeçare përballet me akuzat për vrasje pasi hodhi djalin e saj të porsalindur nga dritarja e katit të pestë në Bronx, SHBA.

Adoleshentja, emri i së cilës nuk është bërë publik për shkak të moshës minorene, u paraqit në spitalin Lincoln, në 24 tetor dhe ka pranuar se e lindi djalin në banesën e saj, si dhe e hodhi jashtë dritares.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ishte stafi i spitalit që lajmëroi policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Policia e gjeti foshnjen të vdekur në shtrat. Nga autopsia e kryer në prill, policia deklaroi se bebja ishte viktimë e vrasjes dhe nuk kishte vdekur nga shkaqe natyrale./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share