247 sanksione për vozitje të shpejtë në territorin e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (05.03.2023) ka zbatuar kontroll të përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 247 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 14 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 133 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 114 jashtë vendbanimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share