A do t’i kalojmë të 90-at? Vetëm nëse mendojmë kështu!

Një studim i ri thotë se personat optimistë kanë më shumë gjasa për të jetuar gjatë

Dëshira për të jetuar është e pranishme mes të gjithëve. Një studim i ri i publikuar në “Journal of the American Geriatrics Society” ka dalë në përfundime mjaft interesante për jetëgjatësinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ata persona që janë më optimistë se të tjerët kanë një  shans më të madh për të jetuar pas moshës 90-vjeçare.

Lidhja që duket se ekziston midis faktorëve psikologjikë dhe jetëgjatësisë po përforcohet gjithnjë e më shumë nga studimet shkencore. Një gjendje e mirë psikologjike mund të kontribuojë në shëndetin e organizmit dhe për rrjedhojë, një organizëm i shëndetshëm mund të “fitojë” vite të tjera jetë.

Optimizmi mund të jetë një motiv i rëndësishëm për arritjen e jetëgjatësisë në grupe të ndryshme”, thotë studiuesja  Hayami K. Koga.

Gjetjet e hulumtimit dolën në përfundimin se optimizmi lidhet drejtpërdrejt me jetëgjatësinë, por edhe me cilësinë më të mirë të jetës gjatë pleqërisë.  U zbulua gjithashtu se përfitimet e gjendjes psikologjike në jetën tonë nuk lidhen ekskluzivisht me mungesën e depresionit, por me përfitimet e përgjithshme në jetën tonë të përditshme.

Studimet e mëparshme kanë shqyrtuar efektin e depresionit në cilësinë dhe jetëgjatësinë e njerëzve, por hulumtimi i ri shkon përtej faktit nëse depresioni ekziston apo jo por shikon gjendjen e përgjithshme psikologjike të individit dhe kjo ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e një personi.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share