Abazoviç në samitin e “Ballkanit të Hapur”: Shpresoj që edhe me Kurtin të vijmë në këtë tryezë për nismat e përbashkëta

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç po merr pjesë në Samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Ohër. Gjatë fjalës së tij, Abazoviç është shprehur se çdo mekanizëm që çon drejt progresit, do të ketë mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi.

Dritan Abazoviç: Çdo mekanizëm që mund të çojë drejt progesit do të ketë mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi. Dialogu shpie në besimin tonë të ndërsjelltë, të mos kemi frikë nga njëri-tjetri. Politikat e fundit, e historisë së theksimit të konflikteve, kjo na kanë mbajtur këtu ku jemi tani. Unë kam kënaqësi të madhe që me ne është edhe Komisionieri i BE. Ne duhet të ndryshojmë veten tonë sepse askush nuk mund ta mbarojë pjesën tonë të punës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po ashtu, kryeministri malazez, Abazoviç ka theksuar se nëse vendet e rajonit duan të jenë pjesë e familjes evropiane, duhet të ndryshojnë mentalitetin.

Dritan Abazoviç: Kur keni liderë të Ballkanit Perëndimor dhe shkojnë në Bruksel dhe flasin kundër njëri-tjetrit, krijojmë kushtet për të qenë kundër BE-së. Shpresojmë që herën tjetër të jemi dhe 6 persona, të ulemi këtu dhe të flasim për nevojat e qytetarëve dhe mesazhi atëherë do të jetë më i ndryshëm për Bashkimin Evropian. Që të jemi pjesë e familjes evropiane, duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë, të dërgojmë mesazhe optimiste. Që të bëjmë “ribrandim” të Ballkanit Perëndimor, të vendosim besim të ndërsjelltë dhe të ja zgjasim dorën njëri tjetrin.

Abazoviç ka thënë se shpreson që dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti t’i bashkohet kësaj tyreze për nismat e përbashkëta mes vendeve të rajonit.

Dritan Abazoviç: Shpresoj që edhe me kryeministrin e 6 të Kosovës të vijmë në këtë tryezë dhe të flasim për nismat e përbashkëta. Kjo është mënyra e vetme si mund të dëshmohemi para Brukselit, qytetarëve tanë. Të tregojmë se ne dimë të bëjmë ndryshe. Ideja e Ballkanit të Hapur nuk duhet të shikohet si ide e politikanëve, kjo është ide për shtetasit tonë. Kjo është ide si qytetarët mund të realizojnë shërbime të tjera. Unë jam i sigurtë. Ata mund t’i ndryshojmë nëse ndryshojmë pasqyrën që kemi për Ballkanin Perëndimor. Politika e të ardhmes është e progresit, i keni duart e zgjatura nga qeveria e Malit të Zi për të gjitha nismat që tregojnë progres dhe asnjë nismë nuk do ta shikojmë si armiqësore, në fund të ketë efekt. Ne duhet të demonstrojmë se këtë mund ta realizojmë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share