Abazoviç ngre grup pune për “Ballkanin e Hapur”

Bashkëpunim mes malazezëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe maqedonasve

Duke folur për “Ballkanin e Hapur”, kryeministri Abazoviç tha se Ministria e Çështjeve Europiane kishte për detyrë të krijonte një grup pune që do të do të vlerësonte efektet pozitive dhe negative të kësaj nismë për Malin e Zi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mendoj se kjo iniciativë mund të sjellë shumë efekte pozitive që i duhen Ballkanit Perëndimor, më pak kufij, bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe marrëdhënie më të mira fqinjësore. Gjithashtu besoj se kjo iniciativë është në përputhje me procesin e Berlinit nga e cila mund të përfitojnë të gjitha shtetet ballkanike”.

Sipas Abazoviç zhvillimi ekonomik, procesi i integrimit europian si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë drejtimet kryesore tëqeverisë së Malit të Zi.

“Unë jam duke promovuar një politikë paqeje, bashkëjetese dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor. E di që kjo është një detyrë e vështirë por duhet të shohim përkatësitë kombëtare, fetare apo politike të njerëzve. Prandaj, unë udhëheq politikën shtetërore, flas me malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe kërkoj zgjidhjet më të mira për të dalë nga situatat e vështira”.

Abazoviç është përfshirë në konflikt me presidentin Gjukanoviç i cili e konsideron marrëveshjen me kishën ortodokse në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.

Gjukanoviç e vlerëson “Ballkanin e Hapur” si projekt “shumë kontrovers”, sepse sipas tij është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share