Ahmeti: Lidhja e Prizrenit mbetet vepër e gjallë frymëzuese, për të gjitha përpjekjet e mëdha të shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit duke e cilësuar atë si vepër frymëzuese për të gjitha përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit kombëtar.
  Aspiratat legjitime, vizioni e fryma patriotike na kujtojnë gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare dhe lartësimi i tyre tek shqiptarët anembanë, për të mbrojtur rrugën tonë europiane nga çdo ide që po synon përçarjen.
Kjo përpjekje shekullore për liri dhe çlirim, kulmoi 120 vite më vonë me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila arriti të unifikojë popullin shqiptar rreth kauzës shekullore për realizimin e lirisë dhe krijimin e kushteve për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Lidhja e Prizrenit mbetet një vepër e gjallë frymëzuese, për të gjitha përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit kombëtar.
U themelua më 10 qershor 1878 në xhaminë e Bajraklisë të Prizrenit, ku ishte edhe qendra e Vilajetit të Kosovës dhe organizim politik i Katër Vilajeteve të: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës, ndërsa drejtuesit kishin qëllim të ndërtojnë unitet të plotë për të kundërshtuar copëtimin e territoreve shqiptare.
Urime 144 vjetori i Lidhjes!, ka shkruar Ahmeti. /KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share