Ali Ahmeti: Po ju shkruaj nga Kuvendi i RMV-së, Europa na pret!

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se duhet të vuloset e ardhmja e vendit tone, drejt Evropes.

“Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapërimin drejt rrugës së integrimit. Të qarta dhe shumë decide ishin sot deklarimet e kryetares së Komisionit Europian, znj. Ursula von der Leyen për përkrahjen që na japin të gjitha shtetet e Europës, për përmbajtjen e propozimit të presidencës franceze që nuk cënon në asnjë mënyrë tiparet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe historik të bashkëqytetarëve tanë maqedonas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bashkë kemi ndërmarrë vendime të rëndësishme që u dëshmuan të dobishme për të gjithë ne, prandaj këto ditë le të reflektojmë thellë dhe le të vulosim ardhmërinë tonë europiane. EUROPA NA PRET!”, ka shkruar Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share