Arabia Saudite ndërton qytetin e së ardhmes

Princi i kurorës saudite pretendon jetesën vertikale në qytetin me zero karbon

Princi i kurorës së Arabisë Saudite bëri me dije se po planifikon të ndërtojë në Neom qytetin me zero karbon me ndërtesa vertikale, parqe publike dhe shkolla ​​brenda një fasade të pasqyruar që shtrihet mbi 170 km.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Princi Mohammed Bin Salman zbuloi për herë të parë planet për “The Line” në Janar 2021, projekti i parë i madh ndërtimor për zonën e biznesit NEOM prej 500 miliardë Dollarësh që synon diversifikimin e ekonomisë së eksportuesit kryesor të naftës në botë.

Qyteti, 200 metra i gjerë  “energji 100% të rinovueshme“, do të përfshijë gjithashtu një hekurudhë me shpejtësi të lartë me një tranzit nga skaji në skaj çdo 20 minuta ku në përfundim të saj do të mund të strehojë 9 milionë banorë.

Komunitetet e qytetit me ndërtesa vertikale do të sfidojnë qytetet tradicionale të sheshta, horizontale“, tha princi. “Dizajnet e The Line tregojnë sesi komunitetet urbane do të jenë në të ardhmen në një mjedis pa rrugë, makina dhe emetime”.

Vitin e kaluar princi tha se infrastruktura e projektit do të kushtonte 100 deri në 200 miliardë Dollarë. Fondi i pasurisë sovrane i mbretërisë, është investitori themeltar në NEOM, një zhvillim i teknologjisë së lartë prej 26,500 km në Detin e Kuq me disa zona, duke përfshirë një hapësirë industriale dhe logjistike, e planifikuar të përfundojë në vitin 2025.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share