Arrestohet krimineli nga Kumanova i dënuar me 8 vjet dënim me burg

Më datën 09.08.2022 në ora 21.40 minuta, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria J.S. (34) nga Kumanova. Ai është i dënuar me 8 vjet dënim me burg për vepra penale të kryera “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 dhe “plaçkitje” sipas nenit 237 të Kodit Penal, kurse është kërkuar edhe me urdhërarrest për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej 5 vjetëve. Personi do të dërgohet në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Prilep për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share