Arrestohet një person nga Tetova, vidhte motoçikleta

Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se më datën 19.06.2022 rreth orës 12:10 minuta në Tetovë, nëpunës policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë zbardhën gjashtë vjedhje të motoçikletave dhe e privuan nga liria V.N. (26) nga Tetova. Ai dyshohet se muajin e kaluar ka vjedhur gjashtë motoçikleta, prej të cilave tri janë gjetur në shtëpinë e tij. Motoçikletat e gjetura u janë kthyer pronarëve, kurse kundër V.N. do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share