ASH: Struga nuk ka strategji për zhvillimin e turizmit

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Turizmi në Strugë, edhe pse në botën e përparuar merret si një degë e Industrisë për Zhvillim dhe punësim, që ndikon në GDP e një vendi, është lënë në gjendje agonie, në mëshirën e vetëorganizimit nga ana e bisnesmenëve privatë në këtë sektor, pra i paorganizuar, pa vizion, pa Rregullore për rregullimin e shërbimeve, me punëtorë të pakualifikuar dhe pa standardizim të raporteve standarde.
Ç’farë i mungon Strugës, ç’farë bëhet keq, apo ç’farë nuk bëhet mirë në Strugë në funksion të turizmit të menaxhuar keq për kaq vite nga i pari i Komunës, Ramiz Merko, me bashkëpunëtorët e tij, ASH i ka paraqitur i ka paraqitur disa pika si:
1. Bregu i liqenit të Ohrit si pasuri kombëtare dhe ndërkombëtare, i mbrojtur nga UNESCO dhe bregu i lumit Drini i Zi, për fat të keq të qytetarëve janë shndërruar në territore ku vepron principi i “KCK–se, Kap ç’farë të kapësh”, pasi që organet kompetente komunale e bartin përgjegjësinë në nivel qendror, organet kompetente qendrore e bartin përgjegjësinë në nivel komunal dhe si të tillë asnjëri prej tyre nuk ka hartuar plan për menaxhimin dhe rregullimin e bregut të liqenit, plazheve dhe hapësirave të shfrytëzueshme nga qytetarët dhe turistët, duke krijura hapsirë për uzurpim të bregut të liqenit.
2. Mungesa sistematike e banderolave informuese dhe propaganduese në brendësi dhe jashtë Strugës për promovimin e pasurive natyrore, kulturore, historike dhe kombëtare.
3. Sektori për zhvillim të turizmit në Komunë, është gati jofunksional, me promovim të zbehtë nëpër panaire shtetërore dhe ndërshtetërore, në të shumtën e rasteve joprofesional dhe me kapacitete të mangëta me persona politikisht të përshtatshëm për rrethin e kryetarit, mosfunksionimi i info-qendrave dhe mungesa e materialeve propaganduese.
4. I pari i Komunës së Strugës me udhëheqësin e N.P. Komunalja, përveç qendrës së qytetit, kanë dështuar në pastrimin dhe parandalimin e krijimit të deponive të egra në hyrje dalje dhe në periferi të qytetit. N.P.Komunalja mjaft e amortizuar në makineri, edhe pse bën përpjekje, përsëri pastërtia dhe funksionimi i rrjeteve të infrastrukturës lënë për të dëshiruar, sidomos në pjesët periferike të qytetit.
5. Administrata e Komunës së Strugës, Sektori për Urbanizëm, Inspektorati Ndërtimor, fare nuk e respekton Rregulloren e miratuar në Këshillin Komunal për ndalimin e punimeve ndërtimore në pjesën qendrore dhe periferike të qytetit, që duhet të ndërpriten nga data 01.06. deri në 31.08. të vitit kalendarik, duke hapur shumë kantiere ndërtimi nga subjektet private dhe vetë Komuna me tenderët e saj.
6. Mungojnë atraksione turistike, tradicionale, kulturore, rinore, sportive, këtë vit festivalet “Këngë Jeho” dhe “Struga Fest” u organizuan në termin të njëjtë.
7. Ramiz Merko, si Kryetar i komunës, në kundërshtim me ligjin deklarohet jokompetent sa i përket menaxhimit të situatës me qentë endacakë në qytet dhe rrethinë, kur për çdo ditë kemi sulme dhe shumë qen në afërsi të qytetarëve. Komuna për cdo ditë pranon Vendime Gjyqësore për Kompenzim tëe dëmeve nga kafshimet, dhe për shkak të ,, Kornizës ,, së famshme dëmton qytetarët e dëmtuar nga qentë endacak për herë të dytë.
8. Organet kompetente, policia dhe qendra për ndihmë sociale, kanë dështuar në zgjidhjen e situatës që krijohet në fillim të sezonit turistik dhe deklarohen që nuk kanë kapacitet për  menaxhimin dhe keqpërdorimin e lypësve që e kanë pushtuar gjithë qytetin për vite me rradhë.
9. Problemi i përhershëm dhe kujdestar në Strugë, me parkimin e automjeteve, bllokimin e komunikacionit jashtë dhe brenda qytetit, funksionimi i parkingjeve me pagesë, abuzues, jotransparent me indicie korrupsioni.
10. Probleme me ndriçimin publik, etj.
Në funksion të zgjidhjes së këtyre problemeve, për funksionim të Sektorit të Turizmit në Strugë, si degë ekonomike për jetën e struganëve, ne si ASH – Dega në Strugë, kemi përgatitur një material me 10 pikë, të cilat janë aktuale dhe mund t’i shërbejnë Strugës per rregullimin e kësaj sfere. Në kohë të duhur mund t’i kompletojmë për t’ia dorëzuar Sektorit të Turizmit pranë Komunës së Strugës, të gjitha këto me të vetmin qëllim – krijimi i kushteve dhe përfitimit bashkëkohor për nevojat e biznesit, dhe të gjitha këto – PA PAGESË.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share