Atentat në mbikalimin e Fushë Krujës, vriten 3 persona

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në mbikalimin e Fushë Krujës.

Policia njoftoi se si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të vdekur 3 persona. Të njëjtat burime raportojnë se ndërroi jetë Diklen Vata, Besmir H. dhe Brilant M. 2 viktima e fundit u identifikuan më vonë nga policia pasi trupat e tyre u dogjën në makinën e cila shpërtheu në flakë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vata, 30 vjeç është nga Laçi dhe ka precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2017 a është kapur në Tiranë me kokainë.

Makina ku udhëtonin viktimat u qëllua nga një mjet tjetër në lëvizje. Si pasojë e të shtënave, makina ka marrë flakë. Deri më tani janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Në skenën e krimit ka shkuar policia dhe zjarrfikësit.

Po ashtu, uniformat blu kanë ngritur postblloqe me qëllim kapjen e autorëve, të cilët mbeten të paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.  Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share