”Ballkani i Hapur” nuk i ndali pritjet nëpër kufij?

AUTORITETET E DY VENDEVE THONË SE NISMA REDUKTOI PRITJET – UDHËTARËT ANKOHEN

Kolonat me kilometra dhe pritja me orë për hyrje nga Serbia në Maqedoninë e Veriut përmes vendkalimit kufitar Tabanovcë kanë vënë në pikëpyetje suksesin e nismës “Ballkani i Hapur”, vecanërisht gjatë sezonit të verës, kur ka numër të madh të automjeteve. Derisa qytetarët dhe transportuesit shfaqin ankesa, autoritetet e dy vendeve thonë se pritjet tani janë më të pakta se më herët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për shkak të frekuencës në rritje të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanovcë në kufirin RMV-Serbi, për të hyrë në vend, pritet rreth një orë – njoftojnë për cdo ditë shërbimet e Lidhjes Auto-Moto. Por, sic percjell KlanM, udhëtarët që këtyre ditëve kalojnë kufirin me Serbinë, thonë se kjo nuk është e vërtetë, pasi kanë pritur me orë të tëra.

Nëpër rrjetet sociale shpërndahen pamje dhe fotografi nga kolona të gjata të mërgimtarëve që presin për të hyrë në vendin tonë.

Fshirja e kufijve si barriera administrative dhe përshpejtimi i qarkullimit të mallrave ishte një ndër shtyllat kryesore të nismës “Ballkani i Hapur”. Në kuadër të kësaj nisme, sic njofton KlanM, duhej të funksiononte edhe korsia për vendet që janë pjesë e iniciativës, por ende nuk është vënë në funksion.

Derisa pritet korsia, udhëtarët dhe transportuesit ankohen se pritjet janë të gjata nëpër vendkalimet kufitare. Më shumë presin se sa vozisin.

Në vendkalimin kufitar në Tabanovcë, sic njofton KlanM, funksionojnë pesë korsi për trafikun e udhëtarëve, dy për transportuesit dhe një korsi për autobusët, kurse planifikohet të funksionojnë edhe dy korsi tjera.

Nga Drejtoria e Doganave thanë se muajin e kaluar, kufirin e kanë kaluar 133 mijë automjete udhëtarësh, kurse brenda ditës kalojnë 700 deri 800 kamionë.

Në Tiranë nisma “Ballkani I Hapur” ka mbajtur takime për implementimin e detajuar të marrëveshjeve të arrituar në kuadër të nismës. Gjatë takimeve, sic percjell KlanM, u tha se me këtë nismë rajonale, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, më lehtë janë duke e tejkaluar mungesën e ushqimeve dhe energjisë elektrike si dhe rreziqet nga zjarri, kurse janë duke punuar edhe për mënjanimin e kufijve./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share