Barça dhe Real, gati për superkupën

Madrilenët janë më në formë, katalanasit mbrojnë titullin

Barcelona do të mbrojë titullin e saj të dielën në finalen e Superkupës së Spanjës që do të luhet në Riad të Arabisë Saudite. Është një përsëritje të asaj që u luajt sezonin e kaluar kundër një Real Madrid që do të kërkojë të kompensojë humbjen e pësuar një vit më parë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mund të jemi pak më në formë por është një ndeshje ku do të luajmë si të barabartë. Real Madrid nuk luan për hakmarrje. Respektojmë rivalin që na mundi vitin e shkuar, por urinë për të fituar e kemi gjithmonë të njëjtë. Është kënaqësi të përgatisësh një ndeshje të tillë pasi jemi nën sytë e gjithë botës.”

Kontrolli i topit është çelësi që Barça të përpiqet të përsërisë fitoren ndaj Real Madridit, të cilin e mundi 3-1 në Janar 2023 në kryeqytetin saudit.

“Unë shoh ekipin shumë të motivuar dhe të frymëzuar. Është një skenar ideal për një futbollist, të luajë për një titull te Real Madrid. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë, do të mbajmë shembullin e vitit të kaluar që ishte ideal për ne duke imponuar stilin tonë dhe duke dominuar lojën. Shpresojmë ta shijojmë këtë finale me titullin e parë të sezonit.”

Nuk do ta ketë të lehtë Barcelona që arriti me vështirësë kualifikimin ndaj Osasuna ndërsa Real Madrid fitoi 5-3 ndaj Atletico pak ditë më parë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share