Barcelona “prenoton” Lewandowski

Spanjollët arrijnë akordin me Bayern Munich për tarifën e 50 mln Eurove

Robert Lewandowski do të luajë te Barcelona në sezonin e ardhshëm. Spanjollët kanë arritur akordin verbal me Bajernin e Mynihut për të lënë të lirë polakun për tu transferuar në “Camp Nou”. Duke iu referuar mediave spanjolle, kartoni i 33-vjeçarit do i kushtojë arkave të klubit Blaugrana 50 milionë Euro, duke përfshirë këtu edhe bonuset. Polaku kishte rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën që në muajin Shkurt, por vetëm tashmë është gati për të hedhur firmën e tij në kontratën trevjeçare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kandidati për të fituar Topin e Artë ishte lidhur ngushtë me një kalim të tij te Chelsea dhe Paris Saint- Germain, por ai ishte i bindur se e ardhmja dhe zgjedhja më e mirë do të ishte Barcelona. Mbërritja e Lewandowski shton kostot financiare të shpenzuara nga spanjollët në këtë merkato vere, por edhe dhimbjet e kokës për Xavi, i cili do ketë në dispozicion një repart ofensiv tepër kualitativ.

Polaku do jetë futbollisti i katërt që bashkohet me Barcelonën në këtë merkato vere, pas Rapinha për 58 milionë Euro, dhe Franck Kessie e Andreas Christiansen, të marrë në “Camp Nou” me parametra zero.

Me fanellën e Bajernit, Lewandowski ka fituar gjithçka. Që prej vitit 2014 kur mbërriti nga Borusia e Dortmundit, ai ka shënuar 238 gola në 253 ndeshje. Ai ka fituar tetë tituj të Bundesligës dhe një Champions League, teksa ka vendosur një rekord në Bundesligën gjermane, pasi në sezonin 2020-2021 realizoi 41 gola.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share