BE: Kurti dhe Vuçiç janë ftuar në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar për Klan Kosovën që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë ftuar në Bruksel. Ai po ashtu deklaroi që veprimet e pakoordinuara dhe të njëanshme në situatën në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

“Bashkimi Evropian po e përcjell për së afërmi dhe me shqetësim situatën në veri të Kosovës”, ka thënë Stano për Klan Kosova.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Të gjithë që janë të përfshirë duhet të rrinë të qetë, dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe njëanshëm që e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes të të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. E vetmja mënyrë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave. BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të afërt edhe me Kosovën, edhe me Serbinë, për qetësimin e tensioneve, dhe në koordinim të afërt me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Stano konfirmoi që BE-ja i ka ftuar të dyja palët në Bruksel për të diskutuar dhe shtoi se propozimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrell, e kishte propozuar shtyrjen e masave dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin kishte mbështetur plotësisht.

“Pasi Kosova ka pranuar kërkesën e Përfaqësuesit të Lartë/Zëvendëspresidentit Borrell dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i shtyrë masat e planifikuara lidhur me targat dhe letërnjoftimet, për heqjen e të gjitha barrierave, BE-ja i ka ftuar të dyja palët në Bruksel për ta diskutuar rrugëtimin përpara”, ka thënë Stano për Klankosova.tv.

“Të gjitha problemet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Përqendrimi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e që është thelbësore për rrugët përkatëse të integrimit”. Propozimi i Përfaqësuesit të Lartë/Zëvendëspresidentit Borrell ishte për shtyrjen e masave për targa dhe letërnjoftime dhe për t’u takuar ndërkohë në Bruksel për të diskutuar rrugëtimin përpara. Propozimi u mbështet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara”, mësohet të ketë thënë ai.

Më herët gjatë ditës kryeministri Albin Kurti tha se ende nuk kishte marrë ftesë nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, për takimin me presidentin serb./klankosova

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share