Bekteshi: Me shpalljen e krizës në sektorin energjetik, menjëherë do të fillojmë me zbatimin e masave për kompanitë dhe amvisërit

“Si Qeveri, por edhe si Ministri e Ekonomisë, jemi në komunikim të përditshëm me të gjithë përfaqësuesit e sektorit energjetik në vendin tonë, me qëllim për të krijuar masa që do të zbusin krizën energjetike, jo vetëm në sektorin e amvisërisë, por edhe në një pjesë të industrisë, sepse industria është shumë e rëndësishme në ekonomi, duke marrë parasysh numrin e të punësuarve, buxhetin dhe rritjen e aktivitetit ekonomik. Ne duam që kompanitë tona të jenë edhe më konkurruese në tregjet evropiane”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pas takimit me kryetarin e Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë së Veriut (AEMV), Koço Angjushev, ku morën pjesë edhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski, drejtori i NER. SHA Shkup, Bajram Rexhepi, drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe përfaqësues të tjerë.

Në takim u bisedua për masat dhe hapat e mundshëm që Qeveria do të ndërmarrë për daljen nga kriza energjetike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri Bekteshi bëri të ditur se Qeveria javën e kaluar ka pranuar propozimet e Odës Ekonomike dhe janë shqyrtuar nga përfaqësues të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve, përfshirë kompanitë energjetike dhe Komisionin Rregullator për Energjetik.

Bekteshi theksoi se shumica e masave janë pranuar dhe do të zbatohen menjëherë.

“Javën e kaluar, ne si Qeveri i kemi marrë me shkrim propozimet nga Oda Ekonomike, të cilat janë shqyrtuar nga përfaqësues të Qeverisë të të gjitha institucioneve, përfshirë kompanitë energjetike, si dhe janë diskutuar edhe në Komisionin Rregullatër për Energjetikë. 

Shumica e masave janë të pranueshme dhe do të fillojnë të zbatohen menjëherë, pra nga fillimi i gushtit, kur shpallet gjendja e krizës energjetike, Qeveria do të mund të marrë vendimet e duhura për të ndihmuar ekonominë”, potencoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

 

Gjithashtu, ministri Bekteshi bëri të ditur se EMV përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ka siguruar 100 milionë euro nga BERZH për të rritur kapacitetin e EMV-së për qymyr, mazut dhe energji elektrike.

 

“Për sa i përket menaxhimit të situatës dhe përgatitjeve që po bëhen nga institucionet, tashmë kemi bërë të ditur se EMV përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë tashmë ka siguruar 100 milionë euro nga BERZH për të rritur kapacitetin për qymyr mazut dhe energji elektrike. Dhe kjo tashmë është miratuar si vendim në bordin drejtues të BERZH dhe marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti. 1.1 milion ton tashmë janë siguruar për TEC Manastir dhe për TEC Osllomej 500 mijë ton, qo do të thotë se pritshmërit tona janë që TEC Manastir të punojë me tre blloqet nga fillimi i tetorit, Osllomej do të punojë me kapacitet të plotë duke pasur parasyshë se atje është vetëm një bllok. Tashmë ka filluar edhe dorëzimi i mazutit nga Greqia për TEC Negotinë i cili do të fillojë punën fillimisht me kotellin e parë dhe ndërkohë do të mund të vendoset në funksion kotelli i dytë, e gjitha në mënyrë që të mund të furnizohet fillimisht furnizuesi universal në këtë rast EVN-Home për nevojat dhe konsumin e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

Në fund, ministri Bekteshi i bëri thirrje opozitës që të ndihmojë në tejkalimin e krizës dhe jo të bllokojë, pasi që nuk iu shërben qytetarëve. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share