Bekteshi në takime në Shtëpinë e Bardhë për sigurinë energjetike në rajon

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në vizitin e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me personalitete të squara në Shtëpinë e Bardhë si dhe në Stejt Departamentin. Siç bëhet e ditur, gjatë takimeve si një ndër temat më të rëndësishme dhe me theks të veçantë ka qenë siguria energjetike në rajon.

Bekteshi në rrjetin social në Facebook në një status ka shkruar se të dy vendet SHBA dhe Maqedonia e Veriut janë përkushtuar për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut theksojnë përkushtimin e tyre për forcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë”, ka shkruar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share