Besir Iseni vërshohet me oferta nga Kosova dhe Shqipëria, e kontakton edhe FC Shkupi

Besir Iseni edhe pse ende është nën kontratë me Struga Trim Lum, i njëjti me shumë gjasa edicionin e ri do të bëhet me skuadër të re. Kjo për shkak interesimit të madh të skuadrave si nga vendi, po ashtu edhe nga rajoni.

Informacione të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se për shërbimet e mbrojtësit majtak nga Shkupi, interes kanë shfaqur Tirana dhe Laçi nga Superliga shqiptare, Gjilani nga Superliga e Kosovës, ndërsa së fundmi i njëjti është kontaktuar edhe nga Drejtori Sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Megjithatë problem përbënë kontrata me FC Struga Trim Lum, ashtu që skuadrat e interesuara për shërbimet e Isenit, që ishte edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, do të duhet fillimisht të futen në bisedime me ekipin strugan për të vijuar më pas bisedimet me vetë lojtarin dhe menaxherin e tij.

22-vjeçari Besir Iseni edicionin që lamë pas në Ligën e Parë Futbollistike me Struga Trim Lum regjistroi 9 paraqitje, ndërsa 2 paraqitje bëri edhe në ndeshjet e Ligës së Konferencës, ku edhe shënoi gol përballë letonezëve të FK Liepaja. (infOSport.mk)

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share