close
Top LajmeVendi

Borell: Nuk jemi aty ku duhet me Ballkanin Perëndimor

mkd-554715

MBAHET SAMITI BE – BALLKANI PERËNDIMOR

Rëndësia e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE, konfirmime se kërkesat bullgare janë vendosur në korrnizën negociuese për Maqedoninë si dhe nevoja për ndryshim të mënyrës së vendimmarrjes me konsensus në BE ishin disa nga porositë që u dërguan nga përfaqësuesit e lartë të BE-së para fillimit të Samitit të BE-së- Ballkani Perëndimorë në Bruksel.

Sot nuk është ditë e mirë, sepse duhej të fillonim procesin e anëtarësimit me dy vende, por nuk mundemi pasi një shtet e bllokon të gjithë procesin e zgjerimit. Kjo ishte porosia e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Xhozef Borell, para fillimit të Samitit të Be-së Ballkani Perëndimorë, në Bruksel. Ai porositi se duhet të mendohet lidhur me ndryshimin e vendimmarrjes me konsensus në BE, gjë për të cilën paraprakisht kanë folur edhe Kryetarja e Komisionit Evropian edhe Kancelari Gjerman


“Ky rast edhe njëherë tregon se paraqet problem konsensusi gjatë marrjes së vendimeve.Nuk mund të vazhdojmë më tej sepse një vend po bllokon. Sot nuk është një ditë e mirë sepse duhej të hapim procesin për anëtarësim për dy vende, por këtë nuk mund ta bëjmë sepse një vend e bllokon të gjithë procesin. Duhet t’i shqyrtojmë mënyrat se si punojmë,” deklaroi Kryetari i Komisionit Evropian XHozef Borell

Ndërsa komisari evropian për zgjerim Oliver Varheji, pranoi se të gjitha kërkesat bullgare janë vendosur në korrnizën negociuese për Maqedoninë. Ai para samitit të sotëm nëpërmjet një postimi në twiter tha se tani është momenti që të merren vendime të përgjegjshme. Varheji mes tjerash i bëri thirrje parlamentit bullgar që ta plotësojë angazhimin e tij dhe ta vendos propozimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në agjendë për miratim


“Bashkimi Evropian shumë seriozisht i merr të gjitha shqetësimet bullgare dhe ato tani janë pjesë e procesit negociues. Tani është momenti për vendime të përgjegjshme. Ballkani Perëndimorë duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë evropian. Së bashku do të jemi më të fortë ,” deklaroi  Eurokomisari Oliver Varhejli.

Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se është shumë me rëndësi që vendet e Ballkanit Perëndimorë të marrin premtim se do t’u jepet mundësi që të anëtarësohen në BE.

OLAF SHOLC, KANCELAR GJERMAN
“Qytetarët e Ballkanit Perëndimorë tashmë 20 vite presin mundësinë që të bëhen vende anëtare të BE-së. Është shumë e rëndësishme që ato të marrin një premtim të besueshëm pas përpjejeve që i kanë bërë gjatë këtij rrugëtimi. Gjermania ndjen përgjegjësi që t’u jep mundësi vendeve që të anëtarësohen,” deklaroi Kancelari gjerman Olaf Sholc

Sot dhe nesër në Bruksel po mbahet mbledhja e liderëve të vendeve anëtare të BE-së, ku mes tjerash duhet të vemdoset për fillimin eventual të bisedimeve për anëtarësim mes BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia