Broja në top listën e sulmuesve më të shtrenjtë

West Ham rrit ofertën në 35.9 milionë për Chelsea

U tha se do të ishte sërish në huazim, por West Ham nuk heq dorë nga idea e blerjes së Armando Brojës. Skuadra londineze ka rritur ofertën në 35.9 mln euro. Kjo vlerë në merkaton e futbollistëve e rendit shqiptarin në 10 sulmuesit më të shtrenjtë të merkatos së kësaj vere. Renditjen e ka bërë ëebsite i specializuar për merkaton Transfermarkt.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në krye të saj është Darëin nunes, ndjek Erling Haaland dhe Raphinha. Broja është në vendin e nëntë para Sadio Mane që shkoi tek Bayern Munih.

Chelsea këmbëngul se nuk dëshiron ta shesë futbollistin por raportimet në mediat britanike janë se klubi blu edhe mund të joshet nga shuma e ofruar. Për momentin Broja nuk ka vend titullari në skuadrën e Thomas Tuchel kështu që për të do të ishte zgjidhja me e mirë nëse do të gjente një klub ku të jetë në formacionin bazë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share