Çashkë: Deputeti i VMRO-DPMNE-së kundër mësimit në gjuhën shqipe!

Zdravkovski: Kemi linja të kuqe, nuk lëshojmë pe

“Kemi linja të kuqe. Oferta e vetme dhe e fundit është ndërtimi i shkollës në fshatin Banjicë të Komunës Çashkë ku do të ketë mësim në gjuhën shqipe dhe nuk do të lëshojmë pe. Çashka është zemra e Maqedonisë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kërcënimi vjen nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravkovski, i cili mbrëmë ka protestuar kundër hapjes së paraleles shqipe në këtë Komunës.

Ai ka përdorur fjalor fyes ndaj Drejtorit të Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati, kurse tentativat për hapjen e paraleles shqipe I ka quajtur provokime politike për të shkaktuar incidente ndëretnike.

“Kësaj radhe, këta “kaçakë” që udhëhiqen nga Halit Ferati, publikisht e them, që dëshiron të bëhet “I fortë” në lagjen e tij në Jabollçisht, tani që ka fuqi dëshiron të shkaktojë incidente përmes fëmijëve, për të pushtuar territore. Mendoj se si Maqedonas, kjo është gjëja e fundit që e kemi lënë dhe se nga kjo kërkesë nuk duhet të tërhiqemi”, ka thënë Zdravkovski.

Por, jo vetëm kaq! Sic duket nga fjalimi, Deputetit të VMRO-DPMNE-së, i pengojnë objektet fetare dhe hoxhallarët.

“Ata supozoj se sonte do të dëgjojnë nga malet, duhet të kuptojnë se hoxhallarët dhe xhamitë nuk punojnë për zhvillimin e fëmijëve të tyre, për shkak se problemet e njëjta në arsim I kemi edhe ne”, tha deputeti i VMRO-së, Igor Zdravkovski.

Përmes rrjeteve sociale ka reaguar edhe Drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati. Fjalimin e tij e ka quajtur gjuhë të urrejtjes, me shprehje shovene, fjalim në baza etnike që nuk i kontribuon raporteve ndëretnike në Komunën e Çashkës. Ferati paralajmëron padi private.

“Për të gjitha shpifjet, të gjitha të pavërtetat dhe fyerjet në bazë nacionale dhe gjuhës së urrejtjes, prishjes së rendit dhe qetësisë e bashkëjetesës në rrethin tonë, si dhe fyerjet dhe të pavërtetat që i ka thënë për emrin dhe mbiemrin tim e që nuk ngjajnë për nivelin e një deputeti, do të ngritet aktpadi private”, thotë Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit të Arsimit.

Prindërit e nxënësve të Shkollës Fillore “Todor Janev” në Çashkë, që nga e marta janë duke bllokuar mësimin, për shkak të vendimit të Ministrisë së Arsimit për të formuar paralele në gjuhën shqipe në këtë shkollë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share